Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Më shumë parti se kurrë më parë do të marrin pjesë në zgjedhjet e këtij viti në Suedi. Këtë e ka bërë të ditur Autoriteti Suedez i Zgjedhjeve (Valmyndigheten) në një njoftim për shtyp.
Në total, bëhet fjalë për 416 parti që do të garojnë në zgjedhjet për këshillat bashkiakë, këshillat rajonalë dhe Parlamentin suedez (Riksdagen).
Në zgjedhjet parlamentare, përveç tetë partive që aktualisht janë të përfaqësuara në Parlament, do të marrin pjesë edhe disa parti të vogla që rikthehen në garën zgjedhore.
Mes tyre janë Partia Kalle Anka (Donald Duck), Partia Komuniste, Alternativa për Suedinë dhe Partia Nyans.
Edhe në zgjedhjet e kaluara ishte rritur numri i partive që morën pjesë në zgjedhje.
Megjithatë, këtë vit numri arrin në 416 parti, duke vendosur kështu një rekord të ri për numrin e partive që marrin pjesë në zgjedhjet suedeze.
Burimi:VAL
Link:https://www.val.se/servicelankar/servicelankar/pressrum/nyheter–pressmeddelanden/pressmeddelande-nya/2026-08-24-fler-anmalda-partier-an-nagonsin-deltar-i-arets-val
Written by: admin