Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rreth 630 mijë suedezë thonë se gjithmonë kanë ngarkesë shumë të madhe pune, tregon një studim i ri nga Inspektorati i Punës (Arbetsmiljöverket).
Sipas raportit, edhe numri i rasteve të raportuara si sëmundje pune për shkak të arsyeve organizative dhe sociale është rritur me 30% vetëm gjatë një viti.
Drejtori i përgjithshëm i Arbetsmiljöverket, Lars Lööw, e quan situatën “tmerrshme”.
Ai shprehet se ngarkesa e tepërt dhe stresi po bëhen një problem serioz në shumë vende pune në Suedi.
Sipas studimit, sektorët më të prekur janë ata të shëndetësisë, kujdesit social dhe arsimit, ku 37% e punonjësve thonë se gjithmonë kanë shumë për të bërë dhe nuk arrijnë të përballojnë të gjitha detyrat.
Ky raport tregon se stresi në punë po rritet ndjeshëm dhe se shumë punonjës ndihen të lodhur dhe të presuar për shkak të kërkesave të larta në vendin e punës.
Burimi: TT
Written by: admin