Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një burrë punonte si shpërndarës picash nga ora 11:00 deri në 21:00, pesë ditë në javë. Puna përfshinte gjithashtu punë çdo fundjavë dhe ai kishte pushim vetëm të mërkurën dhe të enjten, shkruan gazeta Arbetet.
Pavarësisht ditëve të gjata të punës dhe orareve të papërshtatshme, ai nuk mori as shtesa për orët jashtë orarit dhe as pagesë shtesë për punën në mbrëmje apo fundjavë (OB).
Piceria ku punonte burri kishte marrëveshje kolektive me sindikatën Hotell- och restaurangfacket, dhe për këtë arsye sindikata kërkoi që ai të merrte 300 mijë krona dëmshpërblim nga punëdhënësi për pagat, orët shtesë, shtesat OB, pushimet dhe dëmet.
Merr 140 mijë korona pas marrëveshjes
Piceria kundërshtoi pretendimet e sindikatës. Sipas tyre, burri nuk kishte punuar fare jashtë orarit; ata thanë se javët e tij të punës kishin qenë vetëm 30 ose 40 orë dhe pa orare të papërshtatshme.
Pas një marrëveshjeje në Arbetsdomstolen, shpërndarësi i picave do të marrë tani 140 mijë krona nga punëdhënësi, ndërsa sindikata do të marrë 30 mijë korona dëmshpërblim.
Burimi: Arbete/Nyheter24
Link: https://nyheter24.se/nyheter/inrikes/1486546-640-timmar-overtid-utan-lon-nu-far-mannen-140-000-kronor?utm_term=Autofeed&utm_medium=EB-Social&utm_source=Facebook&fbclid=IwdGRleASGV9FleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEeU6bKhhK1y_ucX5b4Mt9VSUhiMYwotk-UDinGRjsvX7VKHgoJr7OhKQl5uIM_aem_hH4HMREBrnwGFMzkepTsIA#Echobox=1779966211
Written by: admin