Lajme

700 kamera të reja shpejtësie (Radar) do të zbulojnë edhe përdorimin e telefonit gjatë drejtimit

todayJanuary 12, 2026 388

Background
share close

Gjatë këtij viti, Administrata Suedeze e Transportit (Trafikverket) do të zëvendësojë rreth 500 kamera ekzistuese të shpejtësisë dhe do të vendosë edhe 200 kamera të reja në rrugët e vendit. Lajmi raportohet nga P4 Skaraborg.

Kamerat e reja janë shumë më të avancuara dhe bëjnë fotografi dukshëm më të qarta se më parë. Falë cilësisë së lartë të imazhit, ato nuk do të zbulojnë vetëm tejkalimin e shpejtësisë, por edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut. Për shembull, kamerat mund të tregojnë nëse shoferi nuk ka vendosur rripin e sigurimit ose nëse po përdor telefonin gjatë drejtimit të automjetit, e njohur si “rattsurfim”.

Përveç kësaj, kamerat e reja kanë aftësinë të matin shpejtësinë e automjeteve që parakalojnë në rrugë me dy korsi në të njëjtin drejtim. Ato do të ndihmojnë gjithashtu autoritetet të zbulojnë më lehtë automjetet që nuk janë kontrolluar teknikisht (pa kontroll teknik të vlefshëm) ose që janë të çregjistruara dhe nuk duhet të qarkullojnë në rrugë.

Sipas autoriteteve, qëllimi i vendosjes së këtyre kamerave të reja është rritja e sigurisë rrugore dhe ulja e aksidenteve në trafik, duke siguruar që më shumë shkelje të ligjit të zbulohen dhe të ndëshkohen

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/slut-med-rattsurf-ny-kamera-avslojar-fler-trafikbrott

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%