Lajme

75 komuna suedeze i thonë “jo” qeverisë për rikthimin vullnetar të emigrantëve

todayNovember 1, 2025 72

Background
share close

75 nga 290 komunat e Suedisë kanë refuzuar zyrtarisht ftesën e qeverisë për të bashkëpunuar në programin për rikthimin vullnetar të emigrantëve, sipas një hulumtimi të kanaleve lokale të Sveriges Radio P4.

Shumica e komunave që kanë thënë “jo” drejtohen nga Partia Socialdemokrate, por në 34 prej tyre, pushteti mbahet nga koalicione ku është përfshirë të paktën një parti e bllokut Tidö, që është pjesë e qeverisë aktuale.

“Nëse dikush dëshiron të rikthehet në vendin e vet, natyrisht duhet ta ketë këtë mundësi. Por unë nuk e shoh si detyrë të madhe për ne në Borås të punojmë për këtë. Përkundrazi, ne duam që të bëhemi më shumë banorë,” tha Anna Svalander (L), këshilltare komunale në Borås, për radion P4 Sjuhärad.

Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell (M), e kritikoi këtë qëndrim të komunave të majta, duke thënë se refuzimi i tyre është dëshmi se partitë e majta janë të ngërthyera në një “politikë emigrimi plotësisht të papërgjegjshme”.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%