Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Më 20 mars 2026, Migrationsverket ka propozuar që 81 profesione të mos përfshihen në rregullin e ri për rritjen e pagës minimale për punëtorët e huaj. Ky rregull i ri pritet të hyjë në fuqi në muajin qershor dhe lajmi është raportuar nga Sveriges Radio.
Të premten, agjencia i dorëzoi qeverisë një listë me profesione ku ka mungesë të punëtorëve dhe ku pagat janë më të ulëta se paga mesatare në vend. Në këtë listë përfshihen mësues të shkollave fillore, inxhinierë dhe teknikë në fushën e kimisë. Po ashtu, në listë janë edhe profesione nga sektori i shërbimeve si kuzhinierë, ndihmës kuzhinierë dhe kamerierë, sipas Dagens Industri.
Sipas rregullave që janë në fuqi tani, një punëtor nga vende jashtë BE dhe EEA (si Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni) duhet të ketë një pagë të paktën 80% të pagës mesatare në Suedi. Por duke filluar nga kjo verë, kjo kërkesë do të rritet në 90%. Kjo do të thotë një pagë minimale rreth 33,400 krona në muaj.
Propozimi për përjashtimin e këtyre 81 profesioneve ka për qëllim të ndihmojë sektorët ku mungojnë punëtorët. Në këtë mënyrë, këto profesione do të mund të vazhdojnë të punësojnë punëtorë nga jashtë BE-së edhe nëse pagat janë më të ulëta se kufiri i ri.
Ja disa profesione te tjera nga vet dokumenti i Migrationsverket. Dokumentin në PDF e shkarnoni në link në fund:
Nr. – Profesioni (përkthyer në shqip)
Officerare. – Oficerë ushtarakë
Specialistofficerare. – Oficerë specialistë
Soldater m.fl. – Ushtarë dhe të tjerë
Restaurang‑ och kökschefer. Shefa restorantesh dhe kuzhine
Meteorologer. – Meteorologë
Geologer och geofysiker m.f – Gjeologë dhe gjeofizikantë etj.
Statistiker. – Statistikanë
Civilingenjörsyrken inom kemi och kemiteknik –
Inxhinierë civilë në kimi dhe teknologji
AT‑läkare. – Mjekë në praktikë praktike pas studimeve
Övriga läkare. – Mjekë të ndryshëm
Grundutbildade sjuksköterskor. – Infermierë me diplomë bazë
Röntgensjuksköterskor. – Infermierë radiologjie
Veterinärer. – Veterinerë
Gymnasielärare, Grundskollärare, Förskollärare –
Mësues të shkollës së mesme, fillore dhe parafillore
Burimi: sydsvenskan.se/ migrationsverket
Link: https://www.sydsvenskan.se/sverige/81-yrken-kan-slippa-nya-lonekravet/
Lista në PDF :
https://www.migrationsverket.se/download/18.4e31eed3197084b858817af/1753876110192/Migrationsverkets%20redovisning%20av%20lista%20med%20förslag%20på%20yrken%20som%20kan%20undantas%20från%20ett%20lönekrav%20som%20villkor%20för%20arbetstillstånd%20inkl%20bilagor.pdf?
Written by: admin