Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në pak vite, gjuha suedeze ka humbur vendin në arsimin e lartë në Suedi. Mësimi dhe diskutimet bëhen gjithnjë e më shumë në anglisht.
Kjo ka si pasojë që studentët kuptojnë më pak dhe mësimdhënja bie. Kur as studentët as mësuesit nuk e dinë shumë mirë gjuhën, atëherë edhe seminarët bëhen më pak të diskutueshme.
Ola Håkansson dhe Peter Svensson, që shkruan për librin e tyre “Kuptoj pak në anglisht”, kanë zbuluar se rreth dy të tretat e mësimeve në nivel të lartë janë në anglisht. Gjithashtu, shumica e literaturës së kursit është në anglisht.
Kjo ka shkaktuar që Suedezet që studjojnë të humbin kontaktin me gjuhën e tyre në nivelin më të lartë të arsimit. Kjo ndodh për shkak se shumica e kurseve janë në anglisht edhe kur studentët dhe mësuesit janë Suedez.
Një përpjekje për të rikthyer gjuhën sedeze në arsimin e lartë mund të jetë e rëndësishme për të mbajtur thesarin e gjuhës sonë të gjallë, shprehen ata.
Written by: admin
Post comments (0)