Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mbështetja për dy partitë kryesore qeverisëse në Danimarkë, Socialdemokratët dhe liberal-demokratike Venstre, ka rënë drastikisht që nga zgjedhjet e vitit 2022. Këtë tregon një sondazh i publikuar nga TV2 dhe Politiken.
Venstre merr 6.5 për qind të mbështetjes, e cila është shifra më e dobët në një sondazh nga kompania Megafon. Socialdemokratët janë në nivelin 17.6 për qind – një rënie prej dhjetë pikësh në krahasim me zgjedhjet.
“Ky sondazh do të shkaktojë tërmete për Socialdemokratët dhe Venstre. Sepse janë shifra katastrofike për të dyja”, shkruan redaktori politik i TV2, Hans Redder.
Socialdemokratët dhe Venstre tradicionalisht janë armiq, por ata u bënë pjesë e një koalicioni qeverisës pas zgjedhjeve të fundit.
Written by: admin
Post comments (0)