Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga 1 shtatori 2024, në terminalin 5 të aeroportit Arlanda dhe në aeroportin e Sälen do të kthehet kufizimi i 100 ml për shishe në bagazhet e dorës. Ky ndryshim është bërë për të përmirësuar pajisjet e skanimit në këto terminale.
Në përputhje me rregullat e reja të Bashkimi Europian, do të lejohet vetëm një sasi maksimale prej 100 ml për shishe. Shishet mund të qëndrojnë në bagazhet e dorës dhe nuk është e nevojshme t’i vendosni në një qese të veçantë. Nuk ka kufizime për numrin e shisheve që mund të mbani.
Andreas Holmgren nga Transportstyrelsen shpjegoi se ky kufizim është i përkohëshem dhe do të ndihmojë për përmirësimin e teknologjisë së skanimit. “Kemi vendosur këtë kufizim për të përmirësuar procesin e kontrollit,” tha ai.
Kufizimi do të ndikoje vetëm në terminalin 5 të Arlanda dhe në aeroportin e Sälen. Terminalet e tjera në Arlanda dhe aeroportet e tjera do të vazhdojnë me rregullin e 100 ml për shishe.
Nuk dihet ende sa do të zgjasë kjo masë përkohshme, por autoritetet po punojnë për të rikthyer rregullat e mëparshme sa më shpejt të jetë e mundur.
Written by: admin
Post comments (0)