Lajme

Suedi: Papunësia në rritje tregu i punës përkeqësohet.

todaySeptember 12, 2024 252

Background
share close

Papunësia në Suedi vazhdon të rritet, duke arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2022. Sipas të dhënave të fundit nga Shërbimi i Punësimit “Arbetsförmedlingen”, papunësia në gusht u rrit me 29,000 persona, duke arritur në  6,8%.

Mbi 4,100 persona u njoftuan për largim nga puna gjatë muajit gusht, një rritje e ndjeshme krahasuar me 3,400 të larguarit në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Ka disa shenja të qarta të një tregu pune të dobët,” deklaron  Lars Lindvall , shefi i parashikimeve në Shërbimin e Punësimit “Arbetsförmedlingen”.

Veçanërisht shqetësuese është rritja e papunësisë afatgjatë, ku 7,000 persona iu shtuan këtij grupi, duke e çuar numrin total të të papunëve afatgjatë në 144,000. Kjo tregon për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës në tregun e punës.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%