Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rritja e qirave në Suedi për vitin 2024 ka arritur në 5%, duke shënuar nivelin më të lartë që nga kriza ekonomike e viteve ’90, sipas të dhënave të reja nga Agjencia Suedeze e Statistikave (SCB). Në vitin 1993, qiratë u rritën me 6,8%, ndërsa këtë vit, rritja është më e madhe krahasuar me dekadën e fundit.
SCB raporton se qiraja mesatare për një apartament me tre dhoma tani është 8,641 korona, ndërsa për një apartament me dy dhoma arrin në 7,037 korona.
Rritjet e qirave ndër vite:
•2024: 5,0%
•2023: 4,1%
•2022: 1,7%
•2021: 1,4%
•2020: 1,9%
•2019: 1,9%
•2018: 1,1%
•2017: 0,8%
•2016: 0,8%
•2015: 1,3%
Ekspertët paralajmërojnë se rritja e kostove të jetesës mund të ndikojë ndjeshëm në buxhetet familjare, veçanërisht në zonat urbane.
Burimi:Omni
Written by: admin
Post comments (0)