Lajme

Java e Cmimeve Nobel Nis me Çmimin në Fiziologji ose Mjekësi

todayOctober 7, 2024 6

Background
share close

Shpallja e parë e Çmimeve Nobel për vitin 2024 pritet të ndodhë në orën 11:30 të hënën. Çmimi i parë që do të shpallet është ai për Fiziologji ose Mjekësi, raporton TT.

Ndër emrat që spekulohet se mund të jenë ndër fituesit janë Douglas Hanahan dhe Robert Weinberg, të cilët janë të njohur për hulumtimet e tyre në fushën e kancerit. Po ashtu, në diskutim janë edhe Jeffrey Gordon, Bonnie Bassler dhe Dennis Kasper, të cilët kanë kontribuar me kërkime të rëndësishme mbi florën e traktit tretës.

Datat e shpalljes së Çmimeve Nobel 2024:

•Fiziologji ose Mjekësi: E Hënë, 7 tetor,  në orën 11:30.

•Fizikë: E Martë, 8 tetor,  në orën 11:45.

•Kimi: E Mërkurë, 9 tetor,  në orën 11:45.

•Letërsi: E Enjte, 10 tetor,  në orën 13:00.

•Çmimi Nobel për Paqe: E Premte, 11 tetor, në orën 11:00.

•Çmimi për Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit: E Hënë, 14 tetor,  në orën 11:45.

Burimi: nobelprize.org // TT

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%