Lajme

Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel për Kimi për zbulimet në proteinat

todayOctober 9, 2024 5

Background
share close

Tre shkencëtarë janë nderuar me Çmimin Nobel për Kimi 2024 për zbulimet e tyre revolucionare në fushën e proteinave. Gjysma e çmimit shkon për amerikanin David Baker nga Universiteti i Washingtonit për arritjet e tij në projektimin e proteinave me bazë të dhënash. Gjysma tjetër ndahet mes shkencëtarëve Demis Hassabis dhe John Jumper nga Google DeepMind, për zhvillimin e modelit të inteligjencës artificiale AlphaFold, i cili ka transformuar mënyrën e parashikimit të strukturave të proteinave.

“David Baker ka realizuar atë që dikur konsiderohej pothuajse e pamundur – ndërtimin e proteinave të reja. Ndërkohë, Demis Hassabis dhe John Jumper kanë zgjidhur një problem të vjetër 50 vjet – parashikimin e saktë të strukturave të ndërlikuara të proteinave”, deklaroi Akademia Suedeze.

Zbulimi i AlphaFold në vitin 2020 u përshëndet si një përparim i madh shkencor, duke u dhënë studiuesve mundësinë për të kuptuar më mirë funksionet biologjike të proteinave dhe për të avancuar në trajtimin e sëmundjeve.

David Baker është profesor në Universitetin e Washingtonit në Seattle, ku ka udhëhequr kërkime që kanë rezultuar në dizajnimin dhe në inxhinierin e proteinave të reja me funksione specifike. Ndërsa Demis Hassabis dhe John Jumper punojnë në Google DeepMind në Londër, ku kanë zhvilluar modelin AI që ka tronditur komunitetin shkencor.

Ky çmim thekson rolin e madh që inteligjenca artificiale dhe teknologjia kanë luajtur në transformimin e shkencës bashkëkohore.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%