Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një ligj i ri është propozuar për të ndaluar prindërit që abuzojnë me të drejtën për pushim për kujdesin ndaj fëmijëve, të njohur si “vab”. Qeveria suedeze njoftoi sot masat e reja, të cilat synojnë të forcojnë kontrollin dhe të minimizojnë mashtrimet me këtë përfitim, raporton TT.
Sipas propozimit, punëdhënësit do të detyrohen të raportojnë çdo muaj te Agjencia e Tatimeve për punonjësit “Skatteverket” që kanë marrë pushim për kujdesin e fëmijëve ose kanë qenë me leje prindërore. Këto të dhëna do të dërgohen më pas te Agjencia e Sigurimeve Shoqërore “Försäkringskassan” për verifikim të mëtejshëm.
Ministrja e Financave: “Mashtrimi nuk mund të pranohet”
Ministrja e Financave Elisabeth Svantesson (M) theksoi se ligji është krijuar për të luftuar prindërit që marrin pushim për kujdesin e fëmijëve dhe njëkohësisht vazhdojnë të marrin pagë. “Ka prindër që bëjnë gabime pa dashje, por gjithashtu ka shumë që mashtrojnë, dhe ky mashtrim nuk mund të pranohet kurrë,” tha Svantesson në një deklaratë.
Ky ligj vjen pas raportimeve të shumta për abuzime me sistemin e “vab”, me qëllim që të sigurohet përdorimi korrekt i këtij përfitimi nga familjet që kanë nevojë të vërtetë për të.
Written by: admin
Post comments (0)