Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kohët e vështira ekonomike kanë ndikuar në zakonet e udhëtimit të banorëve në qytetet e mëdha, me një rënie të ndjeshme të përdorimit të makinës, si për punë ashtu edhe për argëtim. Një studim i realizuar nga kompania e konsulencës teknike WSO, i publikuar nga Dagens Nyheter, zbulon se gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin të udhëtojnë me biçikleta.
Rritja e kostove është ndjerë më së shumti tek të rriturit me fëmijë, ku 37% e tyre raportojnë se kanë ndryshuar plotësisht ose pjesërisht mjetin e transportit për shkak të shtrenjtësis. Kjo shifër është shumë më e ulët për të rriturit pa fëmijë, me vetëm 25% që pranojnë të kenë bërë të njëjtin ndryshim.
Për më tepër, pak më shumë se 15% e të anketuarve thonë se rritja e kostove i ka bërë të udhëtojnë më pak për në punë. Ky trend duket se lidhet gjithashtu me rritjen e punës nga shtëpia gjatë pandemisë, duke treguar se zakonet e udhëtimit po përshtaten për shkak të ndryshimeve ekonomike dhe sociale.
Written by: admin
Post comments (0)