Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Komuna e Skellefteå ngre shqetësime për valë të reja largimesh nga puna, pas reduktimeve të fundit në kompaninë Stena Recycling. Të paktën 300 kompani, prej të cilave 80 me bazë në Skellefteå, kanë pasur kontrata me Northvolt, në kuadër të projektit të zgjerimit të gjigantit të baterive, sipas një analize nga Dagens Nyheter.
Sipas Anja Palm, drejtoreshë e zhvillimit ekonomik të Skellefteå, shumë nga këto kompani janë të lidhura direkt me ekspansionin e fabrikës së Northvolt. “Kemi indikacione të qarta që mund të ketë më shumë paralajmërime për largime nga puna,” tha Palm, duke shtuar se situata mbetet e tensionuar për bizneset e zonës.
Reduktimet e fuqisë punëtore tek Stena Recycling kanë ngritur frikën se kriza mund të prekë edhe sektorë të tjerë të varur nga projekti industrial i Northvolt.
Written by: admin
Post comments (0)