Lajme

Karta e aktiviteteve për fëmijët nga qeveria merr kritika: Rrezik për keqpërdorim.

todayOctober 17, 2024 10

Background
share close

Nisma e re e qeverisë suedeze për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë përmes një karte aktivitetesh, e cila ofron mes 500 dhe 2⁠000 korona për aktivitete të ndryshme, ka hasur në kritika. Agjencia e Sigurimeve Shoqërore ka shprehur shqetësime në një raport zyrtar dërguar për shqyrtim, sipas agjencisë së lajmeve TT.

Sipas planit të qeverisë, karta do të funksionojë në mënyrë digjitale dhe do të jetë e lidhur me një regjistër të aktiviteteve të aprovuara. Por, Agjencia e Sigurimeve Shoqërore ka ngritur dyshime mbi efektivitetin e këtij sistemi dhe rrezikun e keqpërdorimit të tij.

“Struktura e propozuar me një regjistër të ofruesve nuk garanton që nuk do të ndodhin keqpërdorime ose pagesa të gabuara,” thuhet në raportin e agjencisë.

Kjo kritikë ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si do të zbatohet skema dhe sa e sigurt është që fondet do të përdoren siç duhet nga femijët dhe të rriturit.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%