Lajme

Tetë nga dhjetë lodra të shitura online janë të rrezikshme për fëmijët

todayOctober 17, 2024 10

Background
share close

Një hetim i ri tregon se shumica e lodrave të shitura në platformat online nuk plotësojnë standardet e sigurisë të BE-së. Rreth tetë nga dhjetë lodra që mund të blihen nga faqe si Allegro, AliExpress, Amazon Marketplace, Shein dhe të tjera, përbëjnë rrezik serioz për fëmijët.

Shoqata Suedeze e Industrisë së Lodrave dhe Produkteve për Fëmijë, në bashkëpunim me organizatën evropiane Toy Industries of Europe (TIE), ka analizuar njëqind lodra të ndryshme pa markë ose me markë të panjohur. Rezultatet janë alarmante: shumë prej këtyre lodrave përbëjnë rrezik për mbytje ose helmim.

Mes produkteve të rrezikshme janë identifikuar edhe bitrinat, të cilat mund të thyhen në copa të vogla dhe të shkaktojnë mbytje. Ndërsa prindërit dhe kujdestarët tërhiqen nga çmimet e ulëta, ekspertët paralajmërojnë të kenë kujdes ndaj lodrave që nuk përmbushin standardet e sigurisë.

Burimi: Aftonbladet

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%