Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia kryeson në Skandinavi për pabarazinë mes pensioneve të burrave dhe grave, sipas një raporti të ri të Institutit të Barazisë gjinore, porositur nga PRO (Organizata e Pensionistëve). Sipas raportit, gratë në Suedi marrin mesatarisht 28% më pak pension se burrat, një diferencë shumë më e madhe krahasuar me vendet e tjera nordike.
Në Islandë, kjo diferencë është vetëm 5%, ndërsa në Danimarkë 8%. “Dallimet janë tronditëse. Ne e dinim se kishte një pabarazi, por jo në këtë nivel,” thotë Joel Stade, ekspert për çështjet e pensioneve në PRO, për agjencinë TT.
Ky raport ngre shqetësime mbi pabarazinë ekonomike që prek gratë në moshë pensioni dhe nxit thirrje për masa më të forta për të adresuar këtë hendek të thellë financiar.
Written by: admin
Post comments (0)