Lajme

Pensioni do të rritet me 4% në fillim të vitit 2024

todayOctober 21, 2024 7

Background
share close

Pensionet në Suedi do të rritet me 4% nga fillimi i vitit të ardhshëm, sipas përllogaritjeve të reja të Agjencisë Suedeze të Pensioneve. Kjo rritje, e cila është më e larta në nëntë vitet e fundit, pritet të ndikojë pozitivisht tek fuqia blerëse e pensionistëve, duke tejkaluar inflacionin e parashikuar për 2024.

Për një pensionist që merr aktualisht 17,700 korona në muaj, kjo do të përkthehet në një shtesë prej rreth 700 korona, duke ndihmuar ata të përballojnë kostot e jetesës në rritje.

Ministrja e Sigurimeve Shoqërore, Anna Tenje, e përshëndeti këtë rritje, duke e cilësuar atë si një përmirësim të rëndësishëm për ekonominë e pensionistëve në Suedi. “Është rritja më e madhe e pensioneve që kemi parë në gati një dekadë,” tha ajo në një intervistë për Sveriges Radio.

Rritja e pensionit do të sjellë lehtësim për shumë pensionistë në Suedi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e tyre blerëse në një kohë kur inflacioni vazhdon të shqetësojë ekonominë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%