Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Numri i kërkesave për inkaso ka shënuar një rritje prej rreth 3% në periudhën janar-shtator të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga organizata Svensk Inkasso. Mbi gjysma e këtyre kërkesave kanë të bëjnë me shuma të vogla, nën 1 000 korona.
Sipas Fredrik Engström, kryetar i Svensk Inkasso, ndërsa inflacioni është nën kontroll, çmimet në treg vazhdojnë të mbeten të larta, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare. Rritja e papunësisë përkeqëson edhe më tej situatën ekonomike për shumë njerëz.
“Kombinimi i papunësisë së lartë dhe çmimeve të larta na bën të parashikojmë një dimër të vështirë për shumë familje,” tha Engström në një intervistë për TT.
Written by: admin
Post comments (0)