Lajme

Kristersson Merr Frymëzim nga Danimarka për Kopshtet

todayOctober 30, 2024 7

Background
share close

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka shprehur interesin për modelin danez të kopshteve, i cili synon përmirësimin e aftësive gjuhësore të fëmijëve në zonat e ndjeshme. Gjatë një vizite në Kopenhagë, së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen, Kristersson vlerësoi suksesin e Danimarkës në këtë fushë dhe shprehu dëshirën për të zbatuar një model të ngjashëm në Suedi.

Që nga viti 2019, Danimarka ka vendosur që fëmijët në këto zonat  të marrin pjesë në një program mësimi të gjuhës për 25 orë në javë. Nëse prindërit nuk e respektojnë këtë kërkesë, përballen me mundësinë e ndërprerjes së ndihmës financiare për fëmijë. Ky model është parë si një mjet efektiv për të integruar më mirë fëmijët në shoqëri dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre gjuhësore që në moshë të hershme.

Kristersson nënvizoi se Suedia nuk ka pse të ndjekë saktësisht të njëjtin model, por pranoi se ka shumë ngjashmëri mes sfidave që të dyja vendet përballojnë. “Danmarka shpesh ka guxuar të ndërmarrë hapa që ne ende nuk i kemi provuar,” tha ai. Ndërkohë, partitë e marrëveshjes së Tidö kanë arritur një konsensus për të shqyrtuar këtë mundësi dhe një studim për zbatimin e saj në Suedi tashmë është në proces.

Nëse zbatohet, ky model do të shënojë një hap të ri për qasjen e Suedisë ndaj integrimit dhe arsimit të hershëm të fëmijëve në zonat e ndjeshme.

Burimi:TT

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%