Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vetëm tre nga 290 komunat e Suedisë mbështesin propozimin e qeverisë për të ashtuquajturin “ligj të denoncimit,” tregon një anketë e Akademikerförbundet SSR, raportuar nga Dagens Nyheter. Ndërkohë, 44 komuna, përfshirë ato më të mëdha si Stokholmi, Göteborgu dhe Malmo, e kanë kundërshtuar hapur këtë propozim, ndërsa shumica dërrmuese e komunave thonë se ende nuk kanë marrë një vendim.
Situata është e ngjashme edhe në rajonet e Suedisë: nga 21 rajone, asnjëri nuk ka shprehur mbështetje për ligjin. 14 janë shprehur kundër, ndërsa shtatë rajonet e tjera ende nuk kanë vendosur një qëndrim.
Ligji për detyrimin e informacionit, që aktualisht po shqyrtohet, do t’i detyronte punonjësit e institucioneve publike të raportojnë tek autoritetet për emigrantët që qëndrojnë ilegalisht në vend. Ky propozim ka ngjallur pakënaqësi të theksuar ndër profesionistët e prekur, të cilët e konsiderojnë këtë detyrim si një sfidë ndaj rolit dhe përgjegjësive të tyre profesionale.
Written by: admin
Post comments (0)