Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Hampus Magnusson, anëtar i këshillit komunal në Göteborg nga Partia Moderata, ka propozuar një ndryshim ligjor që do të kërkonte shtetësi suedeze për të votuar në zgjedhjet komunale dhe rajonale. Aktualisht, të gjithë shtetasit e huaj që kanë qenë të regjistruar në Suedi për të paktën tre vjet mund të marrin pjesë në këto zgjedhje. Raporton GP
Magnusson shpreh shqetësimin se pjesëmarrja e shtetasve të huaj mund të ndikojë negativisht te demokracia lokale. “Mendoj se kjo mund të përbëjë një kërcënim për demokracinë suedeze dhe komunale nëse nuk veprojmë,” theksoi ai.
Bashkë me kolegun e tij të partisë, Joel Wickman, Magnusson synon të paraqesë një mocion në kongresin e ardhshëm të partisë, duke argumentuar se kërkesa për shtetësi suedeze duhet të jetë e njëjtë si në zgjedhjet parlamentare.
Burimi: https://omni.se/kommunalrad-bor-kravas-medborgskap-for-att-rosta/a/VzdkmW
Written by: admin
Post comments (0)