Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia ka nisur shpërndarjen e një versioni të përditësuar të broshurës “Nëse ndodh një krizë ose luftë” në të gjitha familjet suedeze. Me një ton më të ashpër se herët e tjera, dokumenti synon të përgatisë qytetarët për sfida të mëdha, përfshirë mungesa ushqimore, ndërprerje energjie, dhe madje edhe një luftë të mundshme.
Publikimi ka ngjallur reagime të forta në media ndërkombëtare. Gazeta britanike The Times shkruan se Suedia po përgatitet për një “apokalips global,” ndërsa Le Parisien në Francë e quan të pazakontë që një shtet nordik u bën thirrje qytetarëve të vet të pergatiten për luftë. Në Gjermani, revista Focus e përshkruan situatën si një “atmosferë apokaliptike.”
Ekspertët në Suedi janë të ndarë për ndikimin e këtij komunikimi. Psikologia Hanna Thermaenius nga organizata Save the Children paralajmëron se gjuha e përdorur mund të shkaktojë frikë tek fëmijët. “Ne duhet të sigurojmë që këto mesazhe të përcillen në një mënyrë që nuk rrit panikun,” tha ajo për radion P4 Stockholm.
Broshura nga MSB (Autoriteti për Mbrojtjen Civile) është pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë kombëtare në një botë të paqëndrueshme.
Written by: admin
Post comments (0)