Lajme

Debat në Flen: Kamerat në kopshtet e fëmijëve nxisin kundërshtime nga mësuesit

todayNovember 22, 2024 12

Background
share close

Vendimi i komunës së Flenit për të vendosur kamera monitoruese gjatë orëve të gjumit në kopshtet e fëmijëve ka shkaktuar debat të ashpër. Sipas P4 Sörmland, masa erdhi si reagim pas një incidenti të rëndë ku një burrë është akuzuar për përdhunim  ndaj një vajze në një kopsht të kësaj komune.

Megjithatë, vendimi është pritur me skepticizëm nga sindikata e mësuesve. Åsa Gustafsson, kryetare e sindikatës së mësuesve në Flen, kritikoi mungesën e transparencës dhe konsultimeve paraprake.

– “Nëse nuk dëshiroj të filmohem, çfarë ndodh atëherë? Një masë e tillë vetëm sa shton stresin për stafin,” tha Gustafsson.

Ajo ngriti gjithashtu pyetje praktike rreth implementimit të kësaj mase. Sipas saj, është e paqartë kush do të jetë përgjegjës për monitorimin e filmimeve, duke marrë parasysh se stafi i kopshtit zakonisht ndodhet në pushim ose kujdeset për fëmijët që nuk flenë gjatë asaj kohe.

Vendimi ka hapur një debat më të gjerë mbi balancën mes sigurisë dhe privatësisë, si dhe mbi efektet që një masë e tillë mund të ketë në mjedisin e punës për edukatorët dhe fëmijët.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%