Lajme

Forssell: Emigracioni duhet të sjellë përfitime për Suedinë

todayNovember 28, 2024 53

Background
share close

Suedia duhet të bëjë më shumë për të tërhequr emigrantë me aftësi të larta që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Kështu është shprehur ministri i Emigracionit, Johan Forssell (M), në një intervistë për Göteborgs-Posten (GP).

“Për të tërhequr talent ndërkombëtar, duhet ta prezantojmë Suedinë si një vend sipërmarrës dhe lider në teknologji. Nëse nuk përmirësojmë ofertën tonë, ata do të zgjedhin vende të tjera dhe kjo do të na varfërojë,” tha Forssell.

Ai vuri në dukje se në Suedi ka ekzistuar një tabu për të folur hapur rreth faktit që emigracioni duhet të jetë i dobishëm edhe për vendin pritës. Sipas tij, Suedia ka shumë për të mësuar nga Kanadaja, një vend që ka arritur të krijojë një sistem emigracioni që favorizon zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Forssell ndodhet në Kanada për të studiuar nga afër sistemin e tyre dhe për të marrë mësime që mund të përshtaten për Suedinë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%