Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qytetarët e rinj që kërkojnë shtetësi suedeze mund të përballen me kërkesa të reja, përfshirë detyrimin për të deklaruar besnikërinë e tyre ndaj kombit. Këtë e ka bërë të ditur lideri i Partisë Demokratët e Suedisë (SD), Jimmie Åkesson, në një intervistë për kanalin partisë Riks.
“Janë masa që në kushte normale nuk do të ishin të nevojshme. Por në situatën aktuale, janë të domosdoshme,” tha Åkesson, duke nënvizuar rëndësinë e integrimit dhe përkushtimit ndaj vlerave suedeze.
Që nga vera e kaluar, një grup pune ka nisur një hetim për të përmirësuar kriteret për marrjen e shtetësisë. Raporti përfundimtar pritet të prezantohet më 14 janar, dhe do të përfshijë propozime për njohuri më të thelluara në gjuhën suedeze dhe kulturën kombëtare.
Megjithatë, detajet e plota të këtyre propozimeve mbeten ende të paqarta. Kirsi Laakso Utvik, drejtuesja e këtij hetimi, refuzoi të komentojë për Dagens ETC lidhur me përmbajtjen e raportit përfundimtar.
Propozimet e reja kanë nxitur debat të gjerë në opinionin publik, me kritikë që argumentojnë se masa të tilla mund të përjashtojnë individë që përmbushin kritere të tjera të integrimit. Ndërkohë, përkrahësit e masave thonë se janë të nevojshme për të forcuar kohezionin kombëtar dhe identitetin kulturor të vendit.
Raporti do të shqyrtohet nga parlamenti pas publikimit dhe mund të shndërrohet në ligj gjatë vitit të ardhshëm.
Written by: admin
Post comments (0)