Lajme

Fasulet Eldorado tërhiqen nga tregu – përmbajnë pesticide

todayJanuary 9, 2025 24

Background
share close

Fasulet e markës Eldorado janë tërhequr nga tregu pasi janë zbuluar se ato përmbajnë nivele të papranueshme pesticide. Kompania Axfood, e cila shpërndan produktin, ka njoftuar se po heton ngjarjen dhe po bashkëpunon me furnizuesin për të zbuluar si ka ndodhur kjo problematikë.

Tërheqja e produktit ka të bëjë me pakot e fasuleve mung Eldorado, me peshë 800 gram, me datën e skadencës 11-2026 dhe numrin e serisë 22056.

“Axfood e merr shumë seriozisht këtë ngjarje dhe është duke bërë një hetim të thelluar në bashkëpunim me furnizuesin për të kuptuar se si ka ndodhur,” tha një përfaqësues i kompanisë në një deklaratë për shtyp.

Konsumatorët që kanë blerë produktin janë të inkurajuar të mos e përdorin dhe të kthejnë paketat në dyqane për rimbursim.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%