Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia e Demokrateve të Suedisë (SD) nuk heq dorë nga kërkesa që individët që dëshirojnë të bëhen shtetas suedezë të betohen për besnikëri ndaj Suedisë. Kjo kërkesë mbetet në axhendën e partisë, pavarësisht që nuk është përfshirë në përfundimet e një hetimi të fundit që u prezantua të martën.
Ludvig Aspling, përfaqësues i SD për çështjet e migracionit, theksoi për Dagens ETC se partia e tij vazhdon të mbështesë idenë e një betimi për besnikëri si pjesë të procesit të naturalizimit.
– “Është e qartë se ne mendojmë se do të ishte më mirë nëse do të kishim një betim besnikërie,” deklaroi Aspling.
Megjithatë, ai theksoi se ky element është “më pak i rëndësishëm në krahasim me kriteret materiale” të tjera për shtetësi. Aspling shtoi gjithashtu se çështja e betimit nuk është diskutuar ende mes partive të koalicionit në qeverinë e Tidö.
Përkundër kësaj, SD mbetet e vendosur që ky kërkesë të përfshihet në ligjin për shtetësinë, duke konsideruar besnikërinë si një komponent të rëndësishëm për ata që dëshirojnë të integrohen në shoqërinë suedeze.
Written by: admin
Post comments (0)