Lajme

Panta (Riciklimi) Rritet për Shishet dhe Kanacet: “Një Nxitje më Shumë për Riciklim”

todayJanuary 15, 2025 53

Background
share close

Në një përpjekje për të rritur riciklimin në Suedi, Returpack/Pantamera ka njoftuar një rritje të riciklimit për shishe dhe kanace. Për kanacet e aluminit dhe shishet e vogla plastike (PET), panta do të kalojë nga 1 në 2 korona, ndërsa për shishet e mëdha plastike, panta do të rritet nga 2 në 3 korona.

Qëllimi i kësaj masë është të inkurajojë më shumë suedezë të riciklojnë. Aktualisht, shkalla e riciklimit është pak nën 90%, dhe me këtë rritje, autoritetet shpresojnë të rrisin numrin e shisheve dhe kanaceve të ricikluar.

“Ky është një hap përpara në përpjekjet tona për të rritur riciklimin dhe për të arritur nivele më të larta të riciklimit,” tha Tomas Kjellker, drejtor ekzekutiv i Returpack/Pantamera.

Ndryshimi i pantës do të vihet re nga konsumatorët gjatë gjysmës së dytë të vitit, pasi automatikët e pantës duhet të përditësohen për të pasur mundësinë e pranimit të shisheve me pantën e re.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%