Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në një spektakël të jashtëzakonshëm qiellor, gjashtë nga tetë planetet e sistemit tonë diellor do të jenë të dukshme nga Toka këto netë të ftohta dimri. Venusi, Jupiteri, Marsi dhe Saturni mund të dallohen me sy të lirë, ndërsa për të parë Uranin dhe Neptunin nevojitet një teleskop.
Planetet ndriçojnë në formën e një harku mbi horizont. Venusi, i njohur për shkëlqimin e tij, është i pari që shfaqet në jugperëndim pas perëndimit të diellit, por largohet pas disa orësh. Saturni është pozicionuar poshtë tij, ndërsa Jupiteri dhe Marsi janë të dukshëm pothuajse gjatë gjithë natës.
Sipas Eric Stempels, astronom në Universitetin e Uppsala-s, ky rreshtim i planeteve është një rastësi interesante, por jo e paprecedent.
– “Fenomeni nuk është shumë i pazakontë, por për ta përjetuar një moment kaq të favorshëm sa këtë vit, duhet të presim edhe 11 vjet,” shpjegon Stempels.
Kjo është një mundësi unike për të apasionuarit pas astronomisë, por edhe për ata që duan thjesht të shijojnë mrekullitë e natyrës. Mos harroni të zgjidhni një natë të kthjellët dhe një vend larg dritave të qytetit për të shijuar këtë pamje të rrallë qiellore.
Written by: admin
Post comments (0)