Lajme

Bankat Ndjekin Riksbanken Ulin Normat e Interesit për Kreditë Hipotekare.

todayJanuary 29, 2025 15

Background
share close

Pasi Banka Qendrore e Suedisë (Riksbanken) uli siç pritej normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, disa banka suedeze kanë vendosur të pasojnë këtë vendim dhe të ulin gjithashtu normat e interesit për kredinë hipotekore me norma të luhatshme.

Dy nga bankat më të mëdha, Danske Bank dhe SEB, kanë njoftuar se do të ulin listrat për kredinë hipotekore me 0.25 pikë përqindjeje, duke e ndjekur hapin e Riksbanken.

Sipas njoftimit, SEB do të zbatojë uljen që nga dita e nesërme, ndërsa Danske Bank do të bëjë këtë ndryshim më 5 shkurt. Ky hap pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek klientët që kanë marrë kredi hipotekore me norma të luhatshme, duke i lehtësuar ata për të paguar më pak në interes.

Ky vendim vjen pas një periudhe të pasigurisë ekonomike dhe rënies së normave të interesit nga banka qendrore, e cila ka synuar të mbështesë ekonominë dhe të stimulojë rritjen duke u ofruar lehtësira të tjera për individët dhe bizneset.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%