Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Salwan Najem, bashkëpunëtori i Salwan Momikës, ka reaguar në rrjetet sociale pas raportimeve për ekzekutimin e tij, duke shkruar: “Unë jam i radhës”.
Në një deklaratë për Expressen, Najem ka treguar se policia trokiti në derën e tij gjatë natës dhe e mori në pyetje për një kohë të shkurtër.
“Më pyetën se kur e kisha takuar për herë të fundit. Më pas më thanë se Salwan Momika ishte qëlluar dhe kishte vdekur”, ka thënë Najem.
Megjithatë, policia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e askujt pas të shtënave që ndodhën rreth orës 23:00 të së martës në Södertälje, dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë për identitetin e viktimës. Një person është marrë në pyetje, por mbetet e paqartë nëse ndokush është arrestuar.
Vendimi gjyqësor i Momikës në pikëpyetje
Ekzekutimi i tij ka ndodhur vetëm disa orë përpara se gjykata të shpallte vendimin për Salwan Momikën dhe Salwan Najemin, të cilët akuzoheshin për nxitje të urrejtjes ndaj grupeve etnike, pas djegieve të Kuranit në vitin 2023.
Për momentin, nuk dihet çfarë do të ndodhë me vendimin gjyqësor, ndërsa policia vazhdon hetimet për vrasjen e dyshuar në Södertälje.
Written by: admin
Post comments (0)