Lajme

Medlingsinstitutet: “Paga rriten më shpejt se sa ishte parashikuar”. Rritja e pagave kalon pritshmëritë dhe lë pas marrëveshjet e negociuara

todayJanuary 30, 2025 65

Background
share close

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti (Medlingsinstitutet), rritja e pagave në Suedi ka kaluar parashikimet për muajin nëntor. Sipas modelit të vlerësuar nga ky institucion, pagat janë rritur me 3,8% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, duke tejkaluar marrëveshjet për rritjen e pagave të cilat ishin parashikuar më të ulëta.

Një fenomen i veçantë është vërejtur në sektorët publikë, ku pagat janë rritur më shpejt se sa ishte planifikuar nga marrëveshjet kolektive. Petter Hällberg, ekonomist makro në Medlingsinstitutet, theksoi se në komunat suedeze është ndjekur një model i pazakontë: “Kur rritja e pagave e përcaktuar me marrëveshje ishte 4,1%, pagat u rritën vetëm me 3,4%. Por kur rritja e përcaktuar u ul në 3,3%, tani pagat janë rritur me 3,7%,” shpjegoi Hällberg.

Ky ndryshim në dinamiken e rritjes së pagave sugjeron një mundësi për rritje më të shpejtë të pagave në të ardhmen, ndërsa ekonomistët analizojnë ndikimet që kjo mund të ketë për inflacionin dhe zhvillimet ekonomike në përgjithësi.

 

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%