Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tym i zi u pa të ngrihej mbi qendrën e Stokholmit mëngjesin e së shtunës, pasi 15 motorë elektrikë në një parkim pranë Odenplan u përfshinë nga flakët.
Sipas raportimeve të Expressen dhe Aftonbladet, zjarri shpërtheu rreth orës 08:00, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Shërbimi i shpëtimit ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin thithjen e tymit.
– Nëse tymi drejtohet nga ndërtesa juaj, është e rëndësishme të mbani dritaret dhe sistemet e ventilimit të mbyllura, tha Jonas Wahlstrand, operator i komandës në zjarrfikësit.
Shkaku i zjarrit ende nuk është i qartë, por autoritetet theksojnë se nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme. Policia ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Written by: admin
Post comments (0)