Lajme

Kristersson: Dhuna dhe krimi lidhen me emigracionin

todayFebruary 1, 2025 342

Background
share close

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka deklaruar se vala e fundit e dhunës në vend lidhet ngushtë me emigracionin. Në një intervistë për Nyhetsmorgon në TV4, ai theksoi se kriminaliteti në Suedi është globalizuar dhe se vendi ka pranuar një numër shumë të madh emigrantësh gjatë viteve të fundit.

– Nëse vazhdimisht vijnë njerëz të rinj që kryejnë krime të reja, atëherë nuk kemi asnjë mundësi ta përballojmë këtë situatë, u shpreh Kristersson.

Sipas tij, qeveria ka ndërmarrë masa për të kufizuar emigracionin dhe kjo qasje duhet të vazhdojë.

– Kemi pasur një emigracion shumë të lartë për një kohë të gjatë. Tani e kemi kufizuar ndjeshëm dhe duhet të mbetet shumë i kufizuar, shtoi ai.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur Suedia po përballet me një rritje të ndjeshme të dhunës dhe krimit të organizuar, çështje që kanë ndezur debat të gjerë në politikën dhe shoqërinë suedeze.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%