Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Parlamenti danez, Folketinget, ka hapur një version të faqes së tij zyrtare në gjuhën grenlandeze. Ky hap vjen në një kohë kur e ardhmja e Grenlandës është bërë një çështje me interes global.
“Qëllimi i projektit është të bëjmë informacionin mbi Folketinget të aksesueshëm në të gjithë bashkësinë daneze”, shkruhet në njoftimin zyrtar të parlamentit.
Ky zhvillim ndodh në mes të debatit ndërkombëtar mbi statusin e Grenlandës. Kohët e fundit, ish-presidenti amerikan Donald Trump shprehu hapur dëshirën për të blerë ishullin, duke thënë se do ta bënte “Grenlandën të madhe sërish”. Danimarka iu përgjigj menjëherë duke deklaruar se ishulli “nuk është në shitje”.
Sipas sondazheve të fundit, shumica e grenlandezëve nuk dëshirojnë të jenë nën asnjë administrim të huaj, as danez dhe as amerikan. Për shumë prej tyre, ëndrra e një Grenlande të pavarur mbetet ende e fortë.
Me faqen e re në gjuhën grenlandeze, Folketinget synon të forcojë komunikimin me banorët e ishullit dhe të rrisë transparencën mbi politikat dhe vendimet e qeverisë daneze. Mbetet për t’u parë nëse ky hap do të ndikojë në marrëdhëniet mes Grenlandës dhe Danimarkës.
Written by: admin
Post comments (0)