Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Spitali i Örebros ka kaluar në gjendje emergjente pas sulmit me armë në shkollën Risbergska, ku të paktën pesë persona janë qëlluar. Sipas burimeve të Aftonbladet, spitali ka zbrazur repartin e urgjencës dhe njësinë e kujdesit intensiv për të krijuar hapësirë për të plagosurit.
Edhe spitali i Karlskogas ka nisur përgatitjet për të pranuar pacientë të prekur nga ngjarja tragjike.
Situata mbetet kritike – policia apelon për qetësi
Policia ka konfirmuar se të paktën pesë persona janë plagosur, ndërsa sipas informacioneve të Aftonbladet, disa prej tyre kanë humbur jetën.
Shkollat në zonën përreth janë izoluar për siguri, dhe nxënësit janë udhëzuar të qëndrojnë brenda ambienteve të tyre deri në një njoftim të dytë.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës deri në një njoftim të ri,” tha zëdhënësja e policisë Sophia Jigind për TV4 Nyheterna.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim, ndërsa hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë.
Written by: admin
Post comments (0)