Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
35-vjeçari Rickard Andersson është identifikuar si i dyshuari kryesor për masakrën në shkollën Risbergska në Örebro, e cila ka tronditur Suedinë dhe është cilësuar si sulmi më i rëndë me armë në historinë e vendit. Sipas burimeve të Expressen dhe Omni, Andersson ishte i armatosur kur hyri në shkollë dhe vrau të paktën 11 persona.
Një i afërm i tij, i tronditur nga ngjarja, tha për Expressen:
– Është e pabesueshme dhe e tmerrshme ajo që ka ndodhur. Dhe pse do të merrte me vete dhjetë persona të tjerë, nuk e kuptoj.
Sipas dëshmive të ish-shokëve të klasës, Andersson ishte tërhequr nga jeta sociale që në shkollën e mesme dhe kishte ndaluar së foluri me të tjerët. Një person e përshkroi sjelljen e tij si një formë të “fobisë ekstreme sociale”.
I afërmi i tij tregon gjithashtu se Andersson ishte rritur në një zonë të mirë dhe nuk kishte asnjë precedent penal. Megjithatë, vitet e fundit ai ishte izoluar plotësisht dhe vuante nga probleme të theksuara psikologjike.
Banesa e tij në qendër të Örebro mbeti e rrethuar nga policia të mërkurën, ndërsa hetimet për motivet dhe rrethanat e masakrës vijojnë. Sipas raportimeve të mediave suedeze, Rickard Andersson i dha fund jetës pas sulmit.
Ngjarja ka tronditur Suedinë dhe ka ngritur debate mbi shëndetin mendor, sigurinë publike dhe rritjen e dhunës me armë në vend.
Written by: admin
Post comments (0)