Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Papunësia në Suedi vazhdon të rritet. Sipas të dhënave nga SCB, numri i të papunëve në janar u rrit me 114,000 persona krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 592,000 të papunë.
Shkalla e papunësisë arriti në 10.4%, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 8.5% që ishte një vit më parë.
“Papunësia është rritur në janar. Megjithatë, shohim një ulje të numrit të grave jashtë tregut të punës,” tha Charlotta Olofsson, statistikane në SCB, në një deklaratë për shtyp.
Ndërkohë, numri i të papunëve afatgjatë ka arritur në 173,000, ndërsa shkalla e punësimit ka rënë në 67.1%, nga 67.6% që ishte në janar të vitit të kaluar.
Ekspertët paralajmërojnë se trendi i papunësisë mund të vazhdojë nëse nuk merren masa për të stimuluar tregun e punës.
Written by: admin
Post comments (0)