Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka deklaruar se në Evropë po shfaqet një vendosmëri e re, duke theksuar se kjo është e nevojshme për të përballuar sfidat aktuale. Deklarata e saj erdhi në kuadër të një takimi të jashtëzakonshëm që presidenti francez Emmanuel Macron ka thirrur sot në Paris.
– Unë ndiej një vendosmëri të re evropiane, një seriozitet dhe një veprimtari që janë të domosdoshme në këto momente, tha Frederiksen në një deklaratë para takimit.
Takimi, që pritet të nisë rreth orës 15:45, me orën suedeze, do të mblidhen liderët e disa prej vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian: Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Polonia, Spanja, Danimarka dhe Holanda.
Danimarka do të përfaqësojë gjithashtu vendet nordike dhe baltike në këtë ngjarje, që ka për qëllim të adresojë krizën dhe sfidat që po përballon Evropa në këto momente të vështira.
Written by: admin
Post comments (0)