Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Policia e Suedisë ka njoftuar se është e vështirë të identifikohen individët që janë shoqërisht të izoluar dhe që mund të kryejnë akte dhune në masë. Petra Lundh, shprehu shqetësimin se policia, për shkak të mungesës së informacioneve, ka vështirësi të parandalojë këto aktet ekstreme, duke theksuar se shpesh ata që rrezikojnë të bëhen autorë të këtyre veprimeve nuk kanë rekorde të mëparshme në regjistrat policorë.
Lundh tha për gazetën Dagens Nyheter se nëse një individ nuk figuron në sistemet e regjistrimit të policisë, është pothuajse e pamundur ta identifikosh atë si një kërcënim. Ajo theksoi se një rrjet mbrojtës shoqëror është i domosdoshëm për të identifikuar dhe mbështetur këta individë. Ky rrjet mund të përfshijë shërbime psikiatrike, mjedisin shkollor dhe familjarët.
Një shembull i tillë është Rickard Andersson, i cili ka kryer një masakër në shkollën e Örebro, dhe që nuk figuron në regjistrat e policisë. As policia, as shërbimet sociale nuk kishin marrë paralajmërime për të, duke theksuar nevojën për një sistem më efikas për të identifikuar individët që mund të kenë tendenca për dhunë të përmasave të mëdha.
Lundh bëri thirrje që të gjithë aktorët shoqërorë të punojnë së bashku për të krijuar një mbrojtje më të fortë dhe për të parandaluar tragjedi të tilla.
Written by: admin
Post comments (0)