Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedi po përballet me një rënie të ndjeshme të lindshmërisë, e cila ka arritur nivelin më të ulët që nga viti 1751, kur nisën regjistrimet zyrtare. Sipas të dhënave të Entit Suedez të Statistikave (SCB), në vitin 2024 çdo grua në Suedi ka lindur mesatarisht 1.43 fëmijë, një shifër rekord e ulët.
Në fillim të viteve 2000, lindshmëria kishte shënuar rritje, por nga viti 2010 ka ndjekur një trajektore të pandalshme në rënje. Demografja e SCB-së, Lena Lundkvist, shprehet e shqetësuar për këtë tendencë:
— Është alarmante nëse ky nivel mbetet kaq i ulët për një kohë të gjatë, thotë ajo.
Aktualisht, SCB nuk ka analizuar faktorët që po ndikojnë në këtë rënie, por ekspertët paralajmërojnë se ky trend mund të ketë pasoja afatgjata për ekonominë dhe sistemin e mirëqenies sociale në Suedi.
Written by: admin
Post comments (0)