Lajme

Vattenfall nis ndërtimin e centralit bërthamor në 2029

todayFebruary 25, 2025 29

Background
share close

Gjiganti shtetëror suedez i energjisë, Vattenfall, pritet të nisë ndërtimin e një centrali të ri bërthamor në vitin 2029, me objektivin për ta përfunduar deri në 2035, raportojnë burime të Affärsvärlden (Afv).

Lajmi vjen pas deklaratës së mëparshme të Vattenfall-it në shkurt, ku kompania njoftoi se nuk do të marrë ndonjë vendim investimi për centralet e reja bërthamore në Suedi para vitit 2029. Kjo deklaratë bie ndesh me qëndrimin e qeverisë suedeze, e cila kishte premtuar që ndërtimi të niste para 2026.

Sipas burimeve, Vattenfall ka qenë i paqartë në komunikimin e procesit, por po punon  për të përgatitur ndërtimin. Kompania pritet të zgjedhë teknologjinë e centralit në periudhën mars-prill 2025, ndërsa pas kësaj do të nisë një vit vlerësimi të furnitorëve. Tre emrat kryesorë që po shqyrtohen për këtë projekt janë Rolls Royce, Westinghouse dhe GE Hitachi.

Burimi: Omni

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%