Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimi i kafesë ka arritur nivele rekord dhe pritet të rritet edhe më shumë. Për konsumatorët që nuk duan të heqin dorë nga filxhani i përditshëm, ekspertët e kursimit sugjerojnë mënyra për të përballuar rritjen e çmimeve.
Sipas Ulf Mazur nga Matpriskollen, zgjidhja më e mirë është të ndiqen me kujdes ofertat e dyqaneve dhe të bëhesh anëtar në të gjitha zinxhirët kryesorë të supermarketeve për të përfituar nga zbritjet ekskluzive. Ai sugjeron gjithashtu që konsumatorët të konsiderojnë blerjet online, ku mund të gjenden çmime më konkurruese.
Ndërkohë, Therese Hagman, e njohur si “Superspararen” në rrjetet sociale, këshillon blerjen strategjike me stok.
– “Unë gjithmonë blej kur ka oferta dhe sigurohem të blej aq sa lejohet, në mënyrë që të kem rezerva deri në ofertën e ardhshme,” thotë ajo për Expressen.
Written by: admin
Post comments (0)