Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Këtë javë do të ndodhë një fenomen i rrallë astronomik – shtatë planetë do të rreshtohen në qiell në një të ashtuquajtur “paradë planetare”. Ata që nuk duan ta humbasin këtë spektakël duhet të përgatiten, pasi herën tjetër një dukuri e tillë do të ndodhë vetëm në vitin 2040.
Sipas astronomëve, momenti më i mirë për të vëzhguar këtë fenomen është menjëherë pas perëndimit të diellit të enjten dhe të premten, nëse moti është i kthjellët. Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni mund të shihen me sy të lirë, ndërsa Urani është i dukshëm vetëm për ata me shikim perfekt. Për të parë Neptunin, nevojitet një teleskop.
“Më herët këtë vit mund të shiheshin vetëm gjashtë planetë, por tani është i dukshëm edhe Merkuri,” shpjegon Alexis Brandeker, astronom në Universitetin e Stokholmit, për Dagens Nyheter.
Megjithatë, vëzhguesit duhet të veprojnë shpejt. Merkuri dhe Saturni do të perëndojnë shumë shpejt bashkë me diellin dhe do të jenë të dukshëm vetëm për pak minuta, thotë astronomi Edward Bloomer për BBC.
“Pas kësaj, do të mund të shihni ende Venusin, Jupiterin dhe Marsin qartë për një kohë shumë më të gjatë,” shton ai.
Për të apasionuarit pas qiellit, ky është një moment që nuk duhet humbur, pasi do të duhen 16 vite për të parë një paradë të tillë planetare sërish.
Written by: admin
Post comments (0)