Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Fjala “gruaja” nuk do të hiqet nga ligji suedez për abortin. Kjo është vendosur nga Tidöpartitë, të cilat kanë deklaruar se nuk do të mbështesin ndryshimin e propozuar që synonte zëvendësimin e saj me termin “personi që është shtatzënë”.
Vendimi u bë i ditur përmes një opinioni të botuar në Aftonbladet, të nënshkruar nga ministrja e Shëndetësisë Acko Ankarberg Johansson (KD), ministrja e Shërbimeve Sociale Camilla Waltersson Grönvall (M), ministrja e Barazisë Gjinore Paulina Brandberg (L) dhe udhëheqësja e grupit parlamentar të SD, Linda Lindberg.
Sipas përfaqësuesve të partive, një ndryshim i tillë do të rrezikonte barazinë gjinore dhe do të kontribuonte në “zhdukjen” e grave nga ligjërimi publik. “Një formulim i tillë do t’i reduktonte gratë vetëm në funksionin e tyre riprodhues”, thuhet në deklaratën e tyre.
Propozimi për ndryshimin e ligjit u motivua nga fakti se edhe persona me gjininë juridike mashkullore mund të mbeten shtatzënë dhe të kenë nevojë për të drejta të barabarta në aksesin ndaj abortit. Megjithatë, vendimi i qeverisë sinjalizon se formulimi aktual do të mbetet i pandryshuar.
Written by: admin
Post comments (0)