Lajme

Interesat e kredive fikse rriten – kreditë me normë të lëvizshme më të lira

todayFebruary 27, 2025 24

Background
share close

Interesat e kredive fikse për blerjen e banesave u rritën në janar, ndërsa ato me normë të lëvizshmë shënuan një ulje të lehtë. Të dhënat e fundit nga SCB tregojnë një kthesë në tregun e kredive hipotekare.

Normat e interesit për kreditë fikse për shtëpi janë rritur për të gjitha periudhat mbi tre muaj, sipas statistikave të fundit nga SCB.

“Interesi për të gjitha periudhat e bllokimit mbi 3 muaj për marrëveshjet e reja të familjeve për banesa ka filluar të rritet disi,” tha Tove Åkerrén Ögren, ekonomiste në SCB, në një deklaratë për shtyp.

Sipas raportit, norma mesatare e interesit për kreditë hipotekare arriti në 3,23% në janar. Kreditë me normë të lëvizshme shënuan një ulje, duke rënë nga 3,46% në dhjetor në 3,30% në janar. Në të kundërt, normat për kreditë e bllokuara u rritën nga 2,85% në 2,91%.

Ky ndryshim mund të sinjalizojë një rritje të kujdesit nga huamarrësit dhe një riformatim të tregut të kredive, teksa bankat dhe familjet përballen me kushtet e reja ekonomike.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%