Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shkolla Djäkneparksskolan në qytetin Norrköping është mbyllur përkohësisht pas një kërcënimi me shkrim që ka marrë ditët e fundit. Lajmi është raportuar nga gazeta suedeze Expressen.
Policia është njoftuar për kërcënimin të enjten, ndërsa autoritetet vendosën që të premten shkolla të mos hapet për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit.
“Drejtuesit e komunës janë në bashkëpunim të ngushtë me policinë dhe po marrin masa për të menaxhuar situatën,” thuhet në deklaratën për shtyp të komunës.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për përmbajtjen e kërcënimit.
Written by: admin
Post comments (0)